18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Lloga jep detajet, burgu i Idrizovës do të bëhet me objekt të ri

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot njoftoi se do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, shkruan TV21. Lloga tha se deri sa të zgjidhet çështja kushteve përmes objekti të ri, duhet të miratohet Ligji për amnisti, në mënyrë që të lirohen vendet në burgje.

“Janë kryer procedurat për ndërtimin e burgut të ri dhe besoj se deri në fund të nëntorit do të fillojë tenderi publik dhe besoj për afat prej 6 muajve, sepse deri në 9 muaj mund të marre masa, do të fillojë në vitin 2024 edhe me gurthemelin e burgut të Idrizovës, me çka do të kemi një burg modern, por periudha 3-4-vjeçare do të duhet të mbulohet me këtë ligj për amnisti për t’i pasur kushtet më të mira”, deklaroi Lloga./tv21.tv

Të fundit