Të tjera lajme

Ministria e Administratës Publike ka filluar trajnimin mbi përdorimin e sistemit të modernizuar të SIMBNJ-së.

Ministria e Administratës Publike sot zyrtarisht nisi ciklin e parë të trajnimeve mbi përdorimin e versionit të modernizuar të Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), një mjet kyç në transformimin dixhital të sektorit publik.

Trajnimet po zhvillohen paralelisht në dy lokacione, dhe qëllimi i trajnimeve është t’u ofrojë institucioneve një hyrje të detajuar mbi funksionalitetet e reja të sistemit, zbatimin e tij praktik, si dhe të sigurojë përdorim të unifikuar dhe efikas në të gjithë sektorin publik.

Sistemi SIMBNJ, i cili më parë ishte jofunksional dhe me përdorim të kufizuar, tani është plotësisht i rinovuar, funksional, i përparuar teknologjikisht dhe, për herë të parë, në pronësi të plotë të shtetit.

Versioni i ri mundëson llogaritjen e centralizuar të pagave, menaxhimin dixhital të burimeve njerëzore, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e karrierës në kohë reale, ndërveprimin me sistemet e tjera shtetërore, si dhe aksesin e drejtpërdrejtë të secilit punonjës në dosjen e tij elektronike.

Këto trajnime do të mbulojnë të gjitha institucionet publike, me qëllim integrimin e tyre të plotë në SIMBNJ deri në fund të vitit 2026. Trajnimet janë të detyrueshme për të gjithë punonjësit përgjegjës për burimet njerëzore dhe do të mbështeten nga mbështetje teknike e vazhdueshme.

Sistemi do të përditësohet rregullisht, çdo gjashtë muaj, sipas nevojave reale dhe progresit teknologjik, një standard i ri në administratën publike të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar për krijimin e institucioneve efikase, transparente dhe evropiane që punojnë për qytetarët.

Të fundit