Sipas informacioneve të para, njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura janë dërguar në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit, njoftoi Ministria e Arsimit.
Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet pa probleme.
Shkollat do t’i informojnë nxënësit dhe prindërit e tyre për të gjitha informacionet relevante për mësimdhënien përmes kanaleve të rregullta të komunikimit.
Në komunikim me MPB-në, drejtorët e shkollave do të marrin informacion se kur do të bëhet inspektimi i shkollës dhe do të vendoset për turnin e pasdites.Nova.rs