11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Drejtësisë e njofton opinionin se, gjatë javës së ardhshme do të formohet grup pune i cili do të punojë në reformën e Këshillit Gjyqësor

Në grupin e punës do të përfshihen përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse. Në të njëjtën kohë, për të siguruar gjithë përfshirjen në të gjithë procesin,  ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës do t`u dërgohet  edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend.
Për të siguruar një ekspeditivë dhe azhurnitet më të lartë, grupi i punës do të fillojë me punë menjëherë pas formimit të tij, ndërsa në mënyrë plotësuese  do t’i dërgohen vërejtjet dhe komentet nga Raporti i Misionit vlerësues që është realizuar nga Bashkimi Evropian në vend. Pretendimet nga këto raporte grupi i punës do t`ua adresojë  dispozitave konkrete ligjore për tejkalimin e dobësive të konstatuara në lidhje me zgjidhjet ligjore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë rëndësinë e reformës së Këshillit Gjyqësor, si  organ që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë publikut në sistemin gjyqësor.

Të fundit