27/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mjekët të shqetësuar nga pasojat e ahengjeve Ohri mund të jetë vatra e re

Ohri mund të jetë vatra e re e Covid 19, paralajmëron drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Sasho Toçkov, pas ahengjeve masive të të rinjve në të cilat nuk respektoheshin masat e distancës sociale dhe mbajtje të maskave mbrojtëse.

„Vërtetë na kap frika dhe në njëfarë mënyre paniku, për atë që na pret në periudhën e ardhshme prej dy javëve, ku presim për shkak të sjelljes së këtillë të disa individëve, të kemi edhe vëllim të rritur të punës dhe numër më të madh të të infektuarve, por të gjithë ata që ishin këtu të papërgjegjshëm, ata janë të përgjegjshëm në vendbanimet, shtëpitë dhe qytetet e tyre ku jetojnë”- deklaroi Sasho Toçkov – Qendra e Shëndetit Publik.

Qytetarët të cilët i anketoi Alsat-i, shprehen se janë të domosdoshme masa më represive nga ana e institucioneve.

„Jo vetëm policia, por të gjitha organet, të gjitha strukturat në Ohër dështuan“.

Të fundit