24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Monstra”, VLEN: Si mashtroi Bujar Osmani me rastin e Haki Azirit të kidnapuar nga shërbimi sekret

Kooalicioni VLEN ka drejtuar akuza ndaj kandidatit për president Buajr Osmani, i mbështetur nga Fronit Evropian, që sipas tyre ai ka mashtruar opinion në lidhje me rastin “Monstra”, që sot ka mbushur 12 vjet.

Sipas VLEN-it në kohën kur Osmani ishte zëdhënës i BDI-së, dhe në pyetjen se ku është njëri nga të akuzuarit e rastit, Haki Haziri, Osmani është përgjigjur se, sipas infromacioneve të tyre ai nuk është në asnjë institucion shtetëror, dhe se ai kontakton me familjen e tij dhe me vullnetin e tij bëhet “i zhdukur”, theksuan nga VLEN.

Sipas tyre, kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse shumë shpejtë u bë e ditur se Haki Haziri mbahej nga organet e shërbimit sekret në institucione të fshehta dhe atij i bëhej presion të pranojë të bëhet bashkëpunor dhe dëshmitar në rastin e ashtuquajtur ‘Monstra’.

“Ndërsa, ajo që pasoi më vonë është një kapitull në vete, për të cilën BDI-ja patjetër se një ditë do të duhet të japë përgjëgjësi”, theksojnë nga opozita shqiptare.

Kooalicioni VLEN thotë se fatmirësisht shqiptarët nuk harrojnë, prandaj ka ardhur koha që personat e inkriminuar në vepra antikombëtare të dënohen me anë të votës, si instrumenti më i mirë për ta ndarë “shapin nga sheqeri” dhe mashtruesin nga i ndershmi.(INA)

Të fundit