25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Morena Taraku: S’kam kohë të merrem me njerëz që s’kanë alarm në telefon dhe harrojnë kohën e ilaçeve…

Në ‘’live-n’’ e djeshëm Fjolla Morina bëri akuza të mëdha ndaj Arbnore Ademaj, Shkenda Dubova dhe Morena Taraku duke iu drejtuar me terma ofenduese.

Kjo e fundit i ka reaguar Fjollës përmes rrjeteve sociale duke e quajtur me probleme mendore.

“Kur njerëzit bien nën nivel dhe kur njerëzit me probleme mendore merren për tituj nëpër gazetat tona. Në jetën që jetojmë na duhet shumë durim sepse pa të do duhej të binim në nivelin e mostrave. Unë për vete nuk kam kohë të merrem me njerëz që s’kanë alarm në telefon dhe harrojnë kohën e ilaçeve, pastaj nga mungesa e seratoninit të tyre iu pengon lumturia e të tjerëve”, është shprehur Morena.

Ditën e sotme, Fjolla ka pasur një tjetër reagim impulsiv në Instagram.

Ajo ka akuzuar rrobaqepsen e saj për vjedhje të një byzylyku në vlerë prej afro 10,000 eurove. REVISTA KOSOVARJA

Të fundit