04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe me erë, pasdite reshje të rrëmbyeshme

Në vend do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare dhe erë veriperëndimore të dobët deri në mesatare. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare dhe erë të dobët deri në mesatare. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 15 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Nga e diela do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil do të bie shi i rrëmbyeshëm dhe erë e përforcuar.

Të fundit