22/10/2024
10.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell me vranësira të kohëpaskohshme dhe temperaturë deri në 29 gradë

Moti sot do të jetë me diell me temperaturë mesatare, ndërsa në pjesët jugore herë pas here me vranësira të konsiderueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.

Sipas DPHM-së, vijon periudha e motit të qëndrueshëm me vranësira mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.

Të fundit