21/10/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ e Maqedonisë gjatë 2023 ka lëshuar 11 mijë pasaporta jashtë vendit

“Nga janari deri më 15 shtator të këtij viti janë lëshuar 11.415 dokumente udhëtimi nga Maqedonia e Veriut jashtë vendit. Vetëm në Lubjanë gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 870 dokumente udhëtimi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Ambasadën e Maqedonisë në Lubjanë të Sllovenisë, duke shtuar se që nga fillimi i projektit me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në përputhje me udhëzimet e reja, gjithsej 31.187 dokumente udhëtimi.

Sipas tij, nga tetori i vitit 2021 deri më 31 dhjetor 2022 janë lëshuar gjithsej 19772 dokumente udhëtimi, ndërsa vetëm në Lubjanë janë lëshuar 1182.

Ai ka shprehur kënaqësinë që i gjithë procesi nga paraqitja e kërkesës deri te përgatitja e dokumenteve të udhëtimit zgjat 15 deri ne 30 ditë. Lidhur me projektin për stacione bazë për dokumente udhëtimi në përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë, ministri tha se qëllimi është krijimi i një shërbimi efikas dhe ekonomik për mërgimtarët. (INA)

Të fundit