15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell me vranësira të vogla, temperatura deri 30 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare, vende-vende herë pas here erë të fortë, kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale nga 25 deri në 30 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.

Siç paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të jenë në kuadër të intervalit mesatar për këtë periudhë të vitit.

Të fundit