20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira dhe më i freskët me temperaturë deri 22 gradë, prej të premtes mot stabil

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar, përkohësisht edhe të fuqishme veriore. Do të ketë edhe reshje të shiut, veçanërisht paradite, ndërsa në pjesët jugore lokalisht do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup, siç bëri të ditur DPHM, do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët, me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të arrijë deri në 14 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Prej nesër do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me erë mesatare veriore, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të ketë kushte për shi lokal. Temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale. fc/

Të fundit