19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor, e cila përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 13 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira  dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 16 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, të premten dhe të shtunën do të jetë mot më me diell, ndërsa të premten pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Nga e diela sërish pritet mot me vranësira, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit e e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Të fundit