12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë

Moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore, erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 18 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Nga e enjtja deri të shtunën do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet të premten do të jenë më të rrëmbyeshme, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore. Nga nesër deri të premten do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë juglindore.

Të fundit