Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, në kuadër të vizitave të tij në komunat e vendit.
Gjatë takimit u diskutua mbi projektet aktuale dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e standardeve evropiane në nivel lokal. Po ashtu, u theksua rëndësia e vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori Rokas zhvilloi gjithashtu takim me kryetarin e Këshillit të Komunës, Valdet Xhaferi, dhe këshilltarët komunalë, ku u trajtuan çështje me rëndësi për qytetarët e Gostivarit.
Para përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe këshilltarëve komunalë, u prezantua programi ekologjik LIFE, një nga instrumentet kryesore të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe adresimin e ndryshimeve klimatike.
Bashkimi Evropian mbetet partner i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit lokal përmes projekteve dhe investimeve që synojnë një të ardhme më të qëndrueshme dhe cilësore për qytetarët.







