19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti i vranët me kushte për shi të dobët

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fyrjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 33 gradë, informon DPHM.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 30 gradë.

Sipas paralajmërimit, prej nesër vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe më i freskët me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës nga e mërkura do të jenë në rritje graduale. Nesër do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. 

Të fundit