20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 39 gradë

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë të përkohshme e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri 39 gradë. Indeksi UV=9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi jugor dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë Celsiusë.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Të premten nga fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të ketë reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë. Temperatura nga e premtja do të jetë në ulje graduale.

Të fundit