13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri 18, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 27 deri 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.

Sipas DPHM-së, pason periudha me mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë, me rritje të temperaturës ditore, e cila nga e diela kudo do të jetë mbi 30 gradë. Në fillim të javës së ardhshme në orët e pasdites do të krijohen kushte për shfaqje të izoluar të paqëndrueshmërisë.

Të fundit