25/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ish studentët nga Tetova që kanë studiuar në Univesitetin e Zagrebit festuan 355 vjetorin e Universitetit

Ish studentët nga Tetova që kanë studiuar në Univesitetin e Zagrebit, në mënyrë solemne shënuan 355 vjetorin e themelimit të Universitetit të Zagrebit, si një ndër Universitetet më të vjetra në Evropë i themeluar në vitin 1669. Organizatorët e këtij manifestimi, theksuan se ne ish studentët shqiptare nga Tetova e rrethina të të gjithë gjeneratave jemi krenarë që kemi studjuar në këtë Universitet me renome botërore,Në këtë takim, u nënvizuar se popullin kroat ne shqiptarët i kemi patur historikisht aleatë që na kanë ndihmuar e përkrahur në gjitha sfidat e peripecitë tona që kemi kaluar si komb.Në kete organizim u evokuan kujtime nga jeta studentore ku u potencuan vlerat, mikpritjen vllazërore dhe kushtet e studimeve në këtë Universitet me theks të veçant kontributi i kuadrove shqiptare në shumë fusha të jetës shoqërore, politike, ekonomike, kulturore,diplomaci, sport, etc. të cilët janë shkolluar në Universitetin e Zagrebit.

Daim Iljazi :Ishte kënqësi e veçantë të takohemi e të festojmë 355 vjetorin e themelimit të Universitetit Zagrebit, pra një ndër Universitetet më të vjetra në Evropë i themeluar në vitin 1669. Ne ish studentët shqiptare nga Tetova e rethina të të gjithë gjeneratave jemi krenarë që kemi studjuar në këtë Universitet me renome botërore me shumë kujtime të bukura që na ka pritë me dyer të hapura ditë e natë.Kroatët i kemi patur historikisht shokë të vërtetë e miq të sinqertë që na kanë ndihmuar e përkrahur me plot zemër në gjitha sfidat e peripecitë tona që kemi kaluar si komb, potencoi ne fjalimin e tij koordinatori i ketij manifestimi Daim ILAZI.Pasi iu dhe nje minutë heshjtje Kolosit dhe gjeneralit të letrave shqipe Ismail Kadaresë dhe shokeve tano që kanë ndru jetë, u shtrua darka solemne e percjellur me tinguj muzikorë dhe diskutime e evokim kujtimesh me ish kolege që nuk ishim takuar edhe 30 ose 40 vite…

Sipas organizatorëve, pritet që nga kjo nismë të krijohet një shoqatë e ish studentëve të Zagrebit e cila në të ardhmen do të shënojë përvjetoret me mysafirë nga Kroacia.TV KOHA

Të fundit