30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot me diell dhe temperatura deri 19 gradë

Moti do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore përkohësisht me shpejtësi prej mbi 60 km në orë dhe do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 3, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri 19 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 17 gradë.

Do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nesër do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (mbi 60 km në orë). Në fund të javës së punës era do të kalojë nga ajo veriore drejtë jugore dhe do të ketë edhe rritje të vranësirave.

Të fundit