30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pensionet e marsit me 1.000 denarë shtesë

Për më shumë se 330 mijë pensionistë pensioni i marsit do të jetë më i lartë për 1.000 denarë me çka realizohet ndihma e drejtpërdrejtë e dakorduar intervenuese financiare e cila me shumën e njëjtë do të përfshihet edhe në prill dhe maj.

Ato, siç thonë nga Qeveria, janë 3.000 denarë shtesë vetëm për këto tre muaj të cilët kanë të bëjnë me rritjet më të mëdha të pensioneve deri më tani sipas harmonizimit prej 2,9 për qind në janar të këtij viti kur pensionistët kishin rritje prej të paktën 460 denarë.

“Me këtë harmonizim, me ndihmën intervenuese financiare, si dhe me modelin e ri për rritje të vazhdueshme të pensioneve, që do të fillojë të zbatohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit do të kenë rritje të përgjithshme vjetore në vitin 2022 prej mbi 1.000 denarë, që është rritje rekorde e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e sotme të Qeverisë.

Pensionet e marsit nëpërmjet rrjetit të bankomateve do të jenë në dispozicion prej datës 29 të këtij muaji, ndërsa pagesa në para të gatshme për klientët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, bankat do t’i paguajnë në katër grupe sipas nivelit të pensionit, edhe atë për pensione në vlerë deri 11.000 denarë më 29 mars (e martë), për pensione me vlerë prej 11.001-14.000 denarë më 30 mars (e mërkurë), për pensione në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, më 31 mars (e enjte) dhe për pensione në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 01.04.2022 (e premte).

Mbështetja financiare, si dhe rritja e pensioneve sipas metodologjisë së re, do të paguhen nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor me çka, siç theksojnë nga Qeveria, konfirmohet stabiliteti i tij si rezultat i politikave të mira ekonomike të Qeverisë dhe të menaxhimit me sukses të Fondit dhe rezervave të krijuara.

E gjithë këtë, potencohet në kumtesë, Qeveria e ka realizuar pa i rritur shkallët për kontribute pensionale, gjegjësisht pa rëndim plotësues të biznesit dhe përgjatë dialogut të hapur me të gjitha palët e prekura me çka arriti zgjidhje të qëndrueshme për rritje të vazhdueshme të pensioneve, ndërsa me këtë edhe të standardit jetësor dhe cilësisë së jetës së pensionistëve

Të fundit