24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot me vranësira dhe periudha dielli

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më i theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius.

Siç njoftoi DPHM vijon një periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në vendet më të larta dhe male me borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.

Të fundit