01/03/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot, mjegull në lugina, reshje lokale shiu pasdite, borë në zonat malore

 Nëpër lugina sot gjatë paradites do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri 11 gradë.

Në Shkup moti në mëngjes me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të ulet deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

Nga DPHM-ja njoftojnë se nga sot pasdite deri të enjten do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, të enjten në orët e pasdites do të fillojë të fryejë erë e fortë nga veriu dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende të larta.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Të fundit