24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot në RMV

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina dhe përgjatë Vardarit. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor përgjatë Vardarit, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë Celsius.

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë me temperatura relativisht të larta ditore. Përgjatë luginave, përfshirë edhe Luginën e Shkupit, do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm, sidomos në orët e natës dhe të mëngjesit, si dhe ulje të temperaturave gjatë ditës.

Nesër do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit, për shkak të së cilës përkohësisht do të zvogëlohen kushtet për mjegull

Të fundit