Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për opinionin njoftoi se nga sot terminet për caktimin e dokumenteve personale mund të caktohen në mënyrë elektronike.
“Njoftojmë opinionin se nga dita e djeshme kemi prezantuar edhe një rubrikë të re në web-faqen https://termin.mvr.gov.mk/, e cila synon të kontribuojë në caktimin më të shpejtë të termineve për marrjen e fotografive për dokumente personale.
Gjegjësisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin e tyre amë, numrin e telefonit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin.
“Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve do t’i kontaktojnë në numrin e telefonit kontaktues të specifikuar në mënyrë që kërkesa e tyre të bëhet në një kohë sa më të shkurtër”, thonë nga MPB.
Ky seksion mund të aksesohet drejtpërdrejt përmes lidhjes së mëposhtme:
https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request