24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ me përgjigje për Kovaçevin:Çdo eurodeputet që respekton dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut

 Çdo eurodeputet që respekton dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë me shkrim për media, pasi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev sot në një intervistë për BTV-në kërkoi një shpjegim të saktë zyrtar nga Shkupi se pse ai nuk ishte lejuar në pikën kufitare të hyjë në vend më 6 maj, para, siç tha ai, “duke shqyrtuar mundësinë e një vetoje të re ndaj Maqedonisë”.

Përgjigjen e MPJ-së e transoetojmë në tërësi:

“Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE është çështje prioritare. Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion të gjitha resurset qeveritare dhe administrative për përfundimin me sukses të procesit të Skriningut dhe hapjen e klasterit të parë- fundamente.

Njëkohësisht po punohet edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat po hyjnë në një fazë kyçe, ku brenda një kohe të shkurtër grupi i punës duhet të dalë me propozim-amendamente.

Ndjeshmëria e këtij procesi nuk lë vend për marrjen e rrezikut më të vogël që do të ndikonte negativisht në zbatimin me sukses të ndryshimeve.

Në atë drejtim, më 6 maj, në vendkalimin kufitar Novo Sellë, “për shkak të mosplotësimit të kushteve për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për të huajt, nuk u lejua hyrja e një grupi prej pesë shtetasve të Republikës së e Bullgarisë”.

Po ashtu, theksojmë se në këtë grup me të cilin udhëtonte Eurodeputeti, Andrej Kovaçev, ka pasur persona për të cilët MPB ka dijeni se paraqesin  rrezik për paqen dhe sigurinë publike. Në mesin e tyre nuk është Eurodeputeti, Kovaçev, por shërbimet kompetente kanë marrë një vendim të tillë për shkak të grupit me të cilin ai udhëtonte.

Çdo eurodeputet që respekton dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut”. 

Të fundit