24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ në Shkup: Nuk ka negociata të fshehta me Bullgarinë

“Nuk ka asnjëlloj negociatash të fshehta me Bullgarinë, po bisedojmë për udhërrëfyes praktik për implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, deklaroi për Telma sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Popov. Ky i fundit është edhe anëtar i ekipit negociator me Bullgarinë.

“Forma akoma nuk është konfirmuar. Po bisedohet për dokument, do të shohim se a do të jetë memorandum apo protokoll për implementimin e Marrëveshjes. Udhërrëfyesi është një pjesë e negociatave që do të pasojnë dhe këtu nuk ka punë të fshehta apo detaje”, theksoi Popov, përcjell INA.

Sipas tij, udhërrëfyesi ka të bëjë me përshpejtimin e implementimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme si: ekonomi, arsim, mbrojtje, kulturë, ambient jetësor dhe të tjera.

Ai shtoi se si ekip negociator që është nën udhëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev në asnjë moment nuk ka pranuar bisedime që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe identitetin.

Të fundit