27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ: Qytetarët e Maqedonisë të shmangin udhëtimet për në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të shmangin udhëtimet ose kalimin trasit nëpër këtë vend.

MPJ shton se për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965.

Shtetasit po ashtu mund të paraqiten në ndonjë prej numrave SOS të shpallur në ueb-faqen e internetit të mistrisë.

Ndryshe, disa ditë me radhë gjendja në Izrael nuk është stabile./Telegrafi/

Të fundit