15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, protestë kundër librave dixhitalë

Edhe në Tetovë, prindër së bashku me fëmijët e tyre protestuan para komunës së Tetovës. Prindërit thanë se nuk kundër reformave në arsim i cili edhe ashtu viteve të fundit është lënë pas dore, por zhdukja e librave dhe digjitalizimi i tyre thjeshtë do dëmtojë edhe më shumë fëmijët.

Protestuesit kërkuan nga ministrja e Arsimit që fëmijët të mos i shndërrojë në eksperiment. Prindërit po ashtu kanë kërkuar nga Carovska, që në takimet e radhës për reforma në arsim, të përfshihen edhe prindërit, përkatësisht sektori civil, me qëllim që ndërhyrjet për lëshimet eventuale të bëhen në kohë.

Të fundit