19/06/2024
28.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: PREJ NESËR FILLON PAGESA E PENSIONEVE TË SHKURTIT

Pagesa e pensioneve të shkurtit në faza, do të fillojë që nesër, më 25 shkurt, për mbrojtjen e pensionistëve nga Kovid-19, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit.

Për pensionet deri në 11.000 denarë pagesa do të bëhet nesër, të premten (26 shkurt) pensionet do të paguhen në vlerë prej 11.001 deri 14.000 denarë. Për pensionet në vlerë prej 14.001 deri 18.000 denarë pagesa do të bëhet të hënën, prej 1 marsit dhe ditën tjetër (e martë, 2 mars) do të paguhen edhe pensionet mbi 18.001 denarë.

Pensionistët që përdorin kartel pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të përdorin paratë nga nesër, 25 shkurt. Ata mund të tërheqin pensionin e tyre përmes bankomatëve, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

“Ne u bëjmë thirrje pensionistëve që t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa në faza bëhet me qëllim të zvogëlimit të grumbullimeve nëpër banka dhe mundësive për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik”, kumtoi MPPS-ja.

Të fundit