15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH Maqedoni: Prej sot përsëri nis vaksinimi në ambientet e sallës “Boris Trajkovski”

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej ditës së sotme procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe në sallën “Boris Trajkovski” (Arena A1), respektivisht në të ashtuquajturën salla e vogël.

Qytetarët do të mund të imunizohen kundër Covid-19 pa caktuar termin.

“Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon edhe nëpër poliklinikat tjera të Shkupit, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në vend”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit në RMV janë aplikuar 1.193.218 doza të vaksinës, ndërsa 507.443 qytetarë janë rivaksinuar.

Të fundit