21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mustafa Hajrullahi zgjedhet shef i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup

Këshilli për prokurorë publikë në vazhdim të seancës së 70-të, sot unanimisht e zgjodhi Mustafa Hajrullahun për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup.

Anëtari i Këshillit të PP, Arbër Isaku, bëri me dije se Hajrullahu i cili në katër vitet e fundit e ka kryer këtë funksion dhe ka treguar rezultate, dhe me zgjedhjen e tij vetëm më shumë do të përmirësohen situatat në sferën e Prokurorisë së Lartë Publike.

Shef i Prokurorisë së Lartë Publike të Gostivarit, Këshilli i PP-së e zgjodhi Farik Arsllanin.

Në garë ishin tre kandidatë: Desa Paunovska (katër vota për, një kundër dhe tre abstenime), Dushica Dimitrievska (dy vota për, katër kundër dhe dy abstenime) dhe Farik Arsllani (shtatë vota për dhe një abstenim).

Në rendin e ditës të seancës së 70-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë ishte edhe vendimi për shpalljen e konkursit për katër prokurorë publikë në PTHP NJKOK, por u shty.

Të fundit