05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nazmi Dauti; Nxënësit në Tetovë këtë gjysmë vjetor sërish e fillojnë me mungesë të rreth 40 mijë librave (VIDEO)

Pas pushimit dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot u janë kthyer bankave shkollore për të vazhduar mësimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit 2023/2024. Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi për këtë vit shkollor.Mësimi ka filluar edhe në shkollat e mesme edhe fillore të komunë së Tetovës.

Por nxënësit në Tetovë këtë gjysmë vjetor sërish e fillojnë me mungesë të rreth 40 mijë librave, thonë nga sektori për arsim në komunën e Tetovës. Nazmi Dauti – sektori për arsim Tetovë “ I vetmi problem që vazhdon të mbretet problem është problem I mungesës së librave , ku na mungonin mbi 40 mijë libra në shkollat fillore edhe të mesme , ku nga ana e ministrisë së arsimit dhe shkencës disa herë u zotuan se me fillimin e vitit shkollor dhe më pas thanë se deri në fund të muajt shtator do të furnizohen me libra , ku ministria arsimit edhe e shkencës shpërndau në shkolla vetëm dy mijë deri në tre mijë libra , ku ky numër vazhdon të jetë I madh I mungesës së librave që është një ndër elementet kryesore për zhvillimin e procesit arsimor.”Në ndërkohë, këtë e pohojnë edhe nëpër shkollat e Tetovës.

Problemi më i theksuar është në shkollat fillore ku mungojnë shumë libra. Drejtoresha e Shkollës Fillore Kirili dhe Metodi Sihana Kaba Kasami thotë se mungesa e librave për klasat e gjashta është evidente. Sipas saj, ende nuk ka ardhur asnjë libër i klasave të gjashta dhe kjo përbën problem për zhvillimin e procesit mësimor.Sihana Kaba Kasami – Drejtoresh e Shkollës Kirili dhe Metodi Mungesa më e madhe e librave është në shkollat profesionale ku në shumicën e lëndëve nuk ka edhe aspak libra, ndërsa librat më të dëmtuara janë librat nga klasa e parë deri në të pestën thonë nga sektori për arsim I komunës së Tetovës.Nazmi Dauti – sektori për arsim Tetovë “ Mungesë më të madh të librave ka në shkollat fillore , e sidomos mungesë të librave ka në shkollat profesionale ku kemi mungesë në lëndët profesionale ku edhe aspak nuk figurojnë si libër , edhe këta libra që janë në kuadër të shkollave janë të vjetruar dhe të dëmtuar edhe pse me ligj është që këta libra të shfrytëzohen brenda pesë viteve mirë por është jo logjike që një libër të shfrytëzohet pesë vite sidomos nga klasa parë deri në të pesë ku fëmijët janë në një moshë ku vetëm shfletimi i tyre dëmton ata e jo të qëndrojë pesë vite.”
Mungesë të librave në shkollat e Tetovës por edhe të Maqedonisë më shumë vërehet në profilet që janë profesionale si në shkollën e mesme Tekstile po ashtu edhe në shkollën e mesme komunale në Gostivar ku mësohen drejtimet profesionale të elektronikës edhe elektroteknikës./TV KOHA/

 

Të fundit