Të tjera lajme

Nderohet me pllakë përkujtimore Ilaz Ademi

Në vitin 2001, shtëpia e familjes Ademi nga fshati Sellcë ishte shndërruar në shtab të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shtëpia e tij, ishte bërë konak ku edhe filloi organizimi për luftën. Këtij organizimi I printe kryefamiljari Iljaz Ademi që në mesin e shokëve njihej me nofkën Lala Ilaz. Dhe, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, është shpalosur pllaka përkujtimore pranë varrit të tij në fshatin Sellcë. Me përkushtimin dhe sakrificën e tij, ai jo vetëm kontribuoi personalisht, por edhe frymëzoi shumë të rinj t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u tha gjatë ceremonisë së shpalosjes së pllakës përkujtimore.

Ilaz Ademi ishte ndër të parët që u angazhua në përgatitjet për fillimin e luftës dhe një ndër të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duke u shndërruar në simbol të kushtrimit për liri. Fliste pak, por punonte shumë. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të të mirës së përbashkët dhe të çështjes kombëtare. Ishte atdhetar i devotshëm, mikpritës e zemërgjerë. Dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur për njerëzit, për idealin, për lirinë. Deklarata Me këtë u nderua jeta dhe vepra e tij si shenjë mirënjohjeje për atdhedashurinë, përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare.

Të fundit