Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku po bëhen analizat për rastet e dyshuara me koronavirus është ndalur energjia elektrike pasditen e sotme.
Gazeta Express mëson nga burimet brenda Institutit se është ndalur energjia elektrike për rreth 10 minuta, për t’u lëshuar prapë.
Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar para pak casteve përmes një konference të jashtëzakonshme se kanë dalë dy rastet e para pozitive me koronavirus.
Një nga të prekurit është një 77-vjecar nga Vitia, ndërsa tjetra është një 20-vjecare italiane.