20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndërroi jetë mjeku nga Gostivari, Mahir Iseini

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës mjeku nga Forina e Gostivarit, Mahir Iseni, njofton LOBI duke u thirrur në informatat e ardhura nga familjarë të tij.

Prim. Dr. Mahir Iseini ishte një profesionist, humanist dhe aktivist i palodhur për mbi dyzet vite. Ishte autor i disa librave shkencore. Në vitin 2006 ka botuar librin e tij shkencor: “Alkooli dhe marihuana drejtë kokainës, heroinës dhe prostitucionit”. Në vitin 2016 promovoi dy libra të reja, edhe atë “Ritmet bashkëkohore për kujdesin e fëmijëve” dhe “Përshtypjet e mia për vendet e shenjta”. Po ashtu, në vitin 2019 botoi librin e tij “Problemet e shoqërisë sot”.

Po ashtu, Iseini është autor i librit publicistik “Zhvillimet në Maqedoni dhe lindja e UÇK-së”. Ndryshe, fal 12 punimeve shkencore të realizuara brenda 4 viteve të kaluara, specialist i mjekësisë së përgjithshme në Spitalin e Gostivarit.
Mahir Iseini, ka avancuar titullin i tij në primarius doktor në rrafshin e mjekësisë së përgjithshme. Në vitet 1996 – 1999 ka ushtruar rolin e drejtorit në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, njofton LOBI.
Krahas aktiviteteve profesionale, Iseini ka qenë anëtar i rregullt i Organizatës Humanitare “El Hilal” ku dhe ka ushtruar postin e nënkryetarit.

Ishte anëtar i Komitetit nacional për mbrojtje nga Sida dhe Tuberkulozi si dhe anëtar i kryesisë qendrore të asociacionit të njerëzve me diabet, shkruan LOBI.
Në politikë ka qenë i angazhuar në fillimit të viteve të 90 –ta në Partinë Demokratike Popullore. Ka qenë për dy mandate me radhë këshilltarë komunal.
Mahir Iseini ka lindur në fshatin Forinë të Gostivarit. Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin në Qendrën Klinike të Shkupit

Të fundit