19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet kushtetuese, Osmani paralajmëron intensifikim të takimeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka paralajmëruar intensifikimin e konsultimeve për ndryshimet kushtetuese për javën e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kreu i diplomacisë tha se procesi do të nisë në momentin që të krijohet një shumicë prej dy të tretash. Ai ka sqaruar se pikërisht për votimin e parë nga tre të parapara, sipas procedurës për ndryshime kushtetuese, pra për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës, nevojitet një shumicë prej 80 deputetësh. Osmani shprehu besimin se ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve do të votohen vitin e ardhshëm./Alsat.mk

Të fundit