28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Aksioni në “Tabanoc” – nëntë zyrtarë policor të arrestuar

DYSHIME PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE DHE MITMARRJES

Nëntë persona janë arrestuar në operacionin policor në vendkalimin kufitar Tabanoc, në mesin e tyre edhe Komandanti, Zv/Komandanti i turnit dhe 6 zyrtarë të policisë.

Ky është epilogu I aksionit të madh të MPB-së në bashkëpunim me Prokurorinë Për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që është zhvilluar në këtë vendkalim kufitar.

Pjesëtarët e MPB-së kanë kryer bastisje nëpër vendet e punës por edhe në shtëpitë e të arrestuarve, nën dyshimin se kanë kryer keqpërdorime të detyrës zyrtare si dhe mitmarrjes

“Dje kemi 9 të arrestuar. Këtë e ka bërë Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar. Të dyshuarit e aksionit të djeshëm në Tabamoc janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje. Bëhet fjalë npër procedurë të mëtutjeshme për këtë rast dhe padyshim se kjo është një pjesë e aktiviteteve në luftën kundër korrupsionit” – tha Spasovski.

Gjatë bastisjeve të djeshme, sic raportohet, është gjetur edhe një kuti kartoni ku ka pasur sasi të mëdha të monedhave në denarë, euro, franga zvicerane, dollar amerikan dhe lira turke.

Aksioni kishte shkaktuar ndërprerje disaorëshe të vendkalimit kufitar në Tabanoc dhe pakënaqësi tek qytetarët, kryesisht mërgimtarëve, të cilët me orë të tëra kishin pritur për të hyrë në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Të fundit