15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Bogorodicë dhe Tabanoc, pritet rreth një orë për dalje nga shteti

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftoi LAMM.

Lidhja Automote e Maqedonisë informon se sot në mëngjes në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth një orë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Të fundit