19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Bruksel vazhdoi skriningu sqarues për Klasterin 4 – BE-ja do t’i mënjanojë kimikatet e dëmshme në prodhime deri në vitin 2029

Në Bruksel sot vazhdoi takimi i skriningut sqarues për Klasterin 4, Kapitullin 27 – Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike. Përfaqësues të Komisionit evropian në takim i ekspozuan qëllimet ambicioze të Agjendës së gjelbër, siç është mënjanimi i plotë i kimikateve të dëmshme nga prodhimet deri në vitin 2029, lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Brukseli.

Davor Percan nga Drejtoria e përgjithshme për mjedis jetësor në KE, gjatë hapjes së takimit i ceki qëllimet dhe prioritetet e Agjendës së gjelbër të BE-së që duhet të realizohen deri në vitin 2030.

Ai si prioritet më të rëndësishëm e theksoi përballjen me sfidat globale për biodiverzitetin, si dhe Strategjinë për qëndrueshmëri të kimikateve për vitin 2029, duke cekur se BE-ja ka qëllime ambicioze për përballje me toksinat meç’rast është paraparë të ndalohen kimikatet më të dëmshme për prodhimet, duke nxitur investime për kimikate që nuk janë të dëmshme.

Percan e theksoi rëndësinë edhe të ekonomisë qarkulluese, duke cekur se BE-ja do të punojë edhe në qëndrueshmërinë dhe qarkullimin e tekstilit, me ç’rast do të propozojë aktivitete se si të prohdohet dhe shfrytëzohet tekstili.

Ai tha se në takimin e sotëm do të përqendrohen në aktet që janë miratuar nga viti 2019 deri më tani – siç janë rregullativa e re për përdorim të ujit, direktiva për plastikën për përdorim të njëfishtë.

Porositi se vendit i nevojitet administratë e strukturuar, përfshirë edhe në nivel lokal, në mënyrë që të implementohen dhe zbatohen dispozitat nga ky Kapitull.

“Respektimi i akteve kërkon investime të mëdha dhe bashkëpunim të fuqishëm mes të gjithë faktorëve – autoriteteve, industrisë dhe shoqërisë civile, vazhdoni me angazhimet të harmonizoheni me aktet për mjedis jetësor dhe të synoni qasjen që e tërë Qeveria të punojë në këtë sferë, ndërkaq jo vetëm disa minsitri të veçanta”, porositi Percan, duke shtuar se KE-ja do të vazhdojë ta inkurajojë vendin në zbatimin e standardeve të larta.

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu Halili dhe zëvendëskryenegociatore, në takim tha se ky kapitull është i shtrenjtë dhe përplot me sfida, por edhe një prej forcave shtytëse për rritjen dhe konkurrencën ekonomike.

“Miratuam strategji afatgjate për ndryhsimet klimatike ku është vendosur vizioni ynë për ekonominë në emetime të ulëta të karbonit deri në vitin 2030. I ndjekim rrugët e qëndrueshmërisë, promovojmë kohezion social përmes aktiviteteve klimatike, punojmë në eko sisteme, me ç’rast përpunuam edhe ligj për aksion kliamtik”, tha Abdiu Halili.

Ajo përkujtoi se është miratuar Ligj për tranzicionin e ulët të karbonit dhe Plan aksioni për energjetikë dhe se po punohet edhe në rastet e reja dhe krizën energjetike dhe prandaj plani do të revidohet gjatë vitit 2023.

Tha edhe se prej kohë më parë po punohet në konstatimin e sistemit të integruar rajonal për menaxhim me mbeturinat me ç’rast është siguruar financimi i pesë rajoneve në vend.

“Në sferën e ndotjes së ajrit kemi shumës fida dhe ky është prioritet nacional. Në fund planifikojmë të përpunojmë ligj për cilësinë e ajrit ambiental. Në sferën e cilësisë së ujit fokusohemi në zhvillim të legjislaturës vendore të harmonizuar me atë evropiane dhe ligj për menaxhim me basenet e lumenjve”, tha Abdiu Halili.

Klëasteri 4 apo “prioritetet e gjelbra” janë në krye të prioriteteve të Bashkimit Evropian, ku ka legjislaturë voluminoze, e cila sendërtohet dhe është më se vështirë për t’u zbatuar, posaçërisht në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe investimet.

Në Klasterin 4 bëjnë pjesë Kapitujt 14, “Politika e transportit”, 15, “Energjetika”, 21 “Rrjeti transevropian” dhe Kapitullin 27 “Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike”, për të cilat në periudhën prej 15 deri 20 mars Komisioni evropian do t’ia prezantojë ekipit negociues të Maqedonisë së Veriut korpusine ri të legjislaturës evropiane, të miratuar në periudhën pas vitit 2018/19.

Takimi i skriningut sqarues për këtë Klaster filloi të mërkurën me Kapitullin 21 – Rrjete transevropiane dhe Kapitullin 14 – Politika e transportit, ndërsa dje vazhdoi takimi i skriningut për Kapitullin 21, së bashku me Kapitullin 15, “Energjetika”.

Grupi i gazetarëve nga vendi, për herë të parë prej se ka filluar procesi i skriningut për harmonizim të legjislaturës me BE-në, po e ndjekë skriningun sqarues në Bruksel.

Të fundit