22/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në fshatin Nerasht kombi dhe feja janë të pandarë | VIDEO

Se sa i rëndësishëm është flamuri për kombin shqiptar më së miri e tregojnë pamjet e fshatit Nerasht të komunës së Tearcës. Në këtë fshat, me iniciativë të bashkësisë lokale dhe të këshillit të xhamisë, në oborrin e xhamisë është vendosur flamuri kombëtar. Shumë punë që janë bërë në këtë fshat, kanë kurrorrëzuar me vendosjen e flamurit për të treguar se kombi është i pandarë nga feja muslimane, thonë nga Bashkësia Lokale në fshatin Nerasht

“Ne afër 4 vite që veprojmë si bashkësi lokale, dhe pas realizimit të shumë projekteve , e sidomos me realizimin e projektit të fundit, largimi i kabllove nga qendra e fshatit e pamë të arsyeshme se fshatit tonë i mungon simboli jonë kombëtar flamuri. Arsyeja pse ne zgjodhëm pikërisht vendin këtu për vendosjen e flamurit ishte se ne gjithë jemi shqiptar të besimit islam pra musliman, dhe do ishe bukuri neë vete që flamuri të vendoset afër objektit fetar pra Xhamisë.E gjithë kjo u realizua në bashkpunim me këshillin e xhamise ,të cilët plotesisht u pajtuan të vendoset në hapesirën ose parkun e xhamisë”, tha për Televizionin KOHA Samet Ismaili përfaqësues i Bashkësisë Lokale në fshatin Nerasht.

Një ekip i Televizionit Koha ishte në këtë fshat gjatë ditës së sotme dhe takoi disa banorë të cilët e mirëpresin këtë iniciativë.Për banorët e këtij fshati, ky është një akt i shenjtë.Sipas tyre, pa vatan nuk ka iman.

“Pa vatan nuk ka iman.Ky është një akt i shenjtë”, thotë për Televizionin KOHA banori nga fshati Nerasht.

Ndërkaq, edhe banorët tjerë të këtij fshati e kanë mirëpritur vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në oborrin e xhamisë.Ky fshat, me mi 5 mijë banorë tashmë krenohet se flamuri kombëtar është i vendosur në oborrin e xhamisë duke dhënë mesazhin se kombi dhe feja janë të pandarë. /Televizioni KOHA/

 

 

Të fundit