-
Në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe në Pollog, sidomos në mëngjes dhenë mbrëmje, ka temperatura relativisht të ulëta, të cilat tashmë kanëfilluar sezonin e ngrohjes, jo vetëm nëpër shtëpi, por edhe në dyqanekomerciale, objekte publike e të ngjashme.Për shkak të kësaj, mundësitëe shpërthimit të zjarrit janë rritur ndjeshëm këto ditë, para së gjithash sipasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve elektrike të vjetra dhe tërrënuara, furrave me defekt dhe oxhaqeve të papastruar në kohë nështëpi apo objekte banimi.Nga ana e Sektorit të punëve të brendshmeTetovë sërish apelojnë qytetarët për vigjilencë maksimale, gjegjësisht tëmos i lenë të ndezura aparatet ngrohëse kur nuk janë prezent për njëkohë të gjatë nëpër shtëpi apo në vendet e punës, sidomos ngrohëset,kondicionerët apo shporet me dru. Sepse mjafton vetëm një shkëndijë evogël për të ndezur një zjarr të madh me pasoja të rënda materiale dhe tëtjera. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi izjarreve është shumë më i vështirë dhe për shkak të mungesës sëpajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe aksesit të vështirë nëndërtesa, kryesisht për shkak të ndërtimeve apo arsyeve të tjera.Pronarëte shtëpive dhe qiramarrësit në ndërtesa këshillohen të kontrollojnë dhepastrojnë oxhaqet të paktën dy herë në vit, por edhe të mosmbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrikenjëherësh.Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm paraqet vepër penale përtë cilin sipas nenit 288 të Kodit Penal, në varësi të rrethanave dhepasojave, parashikohet dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesëvjet, e nëse është bërë nga pakujdesia, dënimi me burgim është deri nëtre vjet./Tv Koha/







