28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kozle ka 19 fëmijë pozitiv me Covid, 4 janë në mbështetje me oksigjen

Në spitalin në Kozle e cila është shndërruar në covid qendër, janë hospitalizuar 19 fëmijë pozitivë me korona virus, prej të cilëve katër janë në mbështetje me oksigjen. Të gjithë janë në gjendje stabile, duke përfshirë dhe fëmijët në mbështetje me oksigjen. Për këtë sot njoftoi drejtori i spitalit Dr.Besnik Zeqiri për Sloboden Peçat, transmeton Zhurnal.

“Pacienti më i vogël është një foshnje një muajshe. Më së shumti infektohen fëmijë nga zero deri në dy vjet dhe nga 9 deri në 16. Fëmijët që janë të moshës nga dy deri në nëntë vjet si duket kanë imunitet më të fortë dhe më rrallë sëmuren. 15 nga fëmijët e sëmurë janë të moshës shkollore, mund të thuhet se pasi filloi viti shkollor ka rritje të numrit të të infektuarve, por situata nuk është alarmante”, shprehet Zeqiri.

Edhe pse në Covid qendrat vizitat janë të ndaluara, në këtë spital ka përjashtime përshkak se pacientët janë fëmijë dhe kanë nevojë për shoqërim nga një prind, zakonisht e ëma.

“Rreth 80% e prindërve që shoqërojnë fëminë e tyre janë gjithashtu pozitiv me covid, kështu që mjekët tanë kujdesen njëkohëissht edhe për prindërit edhe prë fëmijët. Në spital ka zonë të gjelbër dhe të kuqe. Hyrja e parme është për të sëmurë me covid, këtu ka dy ambulanta të cilat kontrollojnë rastet urgjente. Nga ana tjetër, ka zonë të gjelbër për fëmijë me simptoma tjera, alergji apo sëmundje tjera kronike. Mirëpo, pranojmë vetëm fëmijë pozitiv me covid. Të tjerëve që nuk kanë nevojë për hospitalizim i dërgojmë në klinikën e fëmijëve apo në qytetet prej ku vijnë”, sqaron drejtori Zeqiri.

Në oborin e spitalit ka edhe një objekt modular i cili nuk ka funksionuar fare deri tani.

Zeqiri apelon deri te të gjithë prindërit që kanë fëmijë në shkolla të vaksinohen.

“Duhet të vaksinohen prindërit, por edhe fëmijët. Tanimë janë vaksinuar rreth 500 fëmijë të moshës der 16 vjeç. Do të ishte mirë të vazhdohet me këtë dinamikë me qëllim të arrihet imunitet kolektiv”, shprehet Zeqiri.

Të fundit