29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, MASh do të ndajë edhe 1.290 bursa për nxënësit në paralele duale dhe arsim të mesëm profesional trevjeçar

Ministria e Arsimit po rihap konkurset e bursave për nxënësi në klasa duale dhe për nxënësit në arsimin trevjeçar profesional. Siç thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kjo është “në drejtim të shpërndarjes së plotë të fondit të bursave të nxënësve të parashikuara për këtë vit shkollor 2021-2022”, transmeton Portalb.mk.

Konkursi për dhënien e bursave për nxënësit e regjistruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet arsim praktik me numër të shtuar të fondeve të orëve, mund të shikohet në këtë link.

Në kategorinë për arsim profesional ndahen 900 bursa, pasi me konkursin fillestar nuk u ndanë 1.500 bursat e parashikuara.

“Mund të aplikojnë nxënës të rregullt të regjistruar në paralele duale, të cilët nuk e kanë përsëritur vitin, nuk janë shfrytëzues të ndonjë burse nga dhënës tjetër dhe janë shtetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofutan nga MASh-i.

Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e regjistruar në arsimin profesional trevjeçar është shpallur në këtë link. Është paraprarë që të ndahen 390 bursa.

Në konkursin e parë për këtë lloj burse, ishin paraparë gjithsej 500 bursa.

“Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet për për të fituar të drejtën për të përdorur njërën nga dy llojet e ofruara të bursave, plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi që të aplikojnë në mënyrë elektronike, mund të plotësojnë në formë letre (listë evidentuese) dhe e paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Skencës dhe më së voni deri më 30.09.2021, në periudhë prej orës 08-16″, thonë nga MASh-i.

Këto bursa për herë të parë ndahen këtë vit, kurse shuma është 3.500 denar në muaj dhe paguhet për nëntë muaj të vitit.

Të fundit