11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në KSHZ deri më tani 209 aplikacione elektronike për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Deri në orët e pasdites janë pranuar gjithsej 209 aplikacione elektronike për regjistrimin votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, informojnë për MIA-n nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Nga KSHZ-ja theksojnë se nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve 53 janë pranuar, nëntë janë refuzuar, ndërsa 147 kërkesa janë në shqyrtim.

Raportet nga misionet diplomatike ende nuk janë pranuar në KSHZ.

Sipas Librit të afateve të KSHZ-së, dorëzimi i kërkesave për votim në zgjedhje është deri më 20 mars, të mërkurën.

Të fundit