24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në laboratorin izraelit që punon për vaksinën: Na duhen dhe pak javë për ta testuar tek njerëzit

Po punohet natën dhe ditën për t’u përballur me urgjencën shëndetësore të shkaktuar nga përhapja e vir usit. Ndërsa në Itali po bëhen përpjekjet maksimale në repartet e sëmundjeve infektive dhe njësitë e kujdesit intensiv, në Izrael po punohet për krijimin e një vaksine.

Emisioni “Quarto Grado” ka shkuar në laboratorët e Ness Ziona afër Tel Avivit për të parë nga afër punën që po bëhet.

“Kemi zbuluar thuajse rastësisht se ky virus ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të një virusi tjetër që studionim ndërkohë – shpjegojnë kërkuesit – kështu që mund të themi se ne jemi tashmë në një pikë të mirë. Tani kemi nevojë për disa javë të tjera për të filluar testimin e vaksinës te njerëzit dhe brenda disa muajve mund të jetë gati”./TGcom24

Të fundit