19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Maqedoni sot hapet parku më i madh solar në rajon

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të centralit fotovoltaik “FEC Novac”, një investim i ri vendor, në komunën e Novacit.

Siç njoftuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Resorëve Ekonomik Fatmir Bytyqi, ministrat e Ekonomisë dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Kreshnik Bekteshi dhe Bllagoj Boçvarski.

Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove.

Të fundit