16/10/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në mars rritet paga minimale, por a do të rritet edhe paga e të punësuarve në administratë? Trençevska: Do ta shohim…

Në mars të vitit 2024 paga minimale në vend do të bëhet 22.500 denarë, përcjell TV21. E pyetur nëse do të ketë harmonizim të pagave në sektorin publik pas rritjes së pagës minimale, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska tha se sipas metodologjisë së re në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, në shtator të vitit 2024 pritet të ketë rritje të re të pagave të të punësuarve në sektorin publik.

“Harmonizimi në mars, do ta shohim nëse do të bëhet, sepse nënshkrimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive ishte vendosja e metodologjisë së re, 10 për qind që i morën të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në shtator të vitit 2024 edhe një harmonizim të pagave dhe në mars të vitit 2025 të fillojmë me llogaritjen e re të pagave, respektivisht koeficient të shumëzuar me pagën mesatare”, theksoi Trençevska./tv21.tv

Të fundit