13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në rritje numri i pacientëve me kancer, në vit 7.807 raste të reja

Numri i pacientëve me karcionom në vend po rritet. Në vit, diagnostikohen 7.807 raste të reja, nga të cilat 2.700 kanë karcinom në mushkëri dhe gji. Çdo vit vdesin 4,116 pacientë me karcinom, deklaroi për MIA-n kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva.

Sot shoqata në hapësirat e saj e festoi 4 shkurtin, Ditën Botërore për luftë kundër kancerit ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtorë të klinikave, mjekë dhe pacientë. Dodeva tha se Dita Botërore e Kancerit po festohet që nga viti 2000 dhe ka për qëllim të bashkojë qeveritë, institucionet, sektorin e OJQ-ve për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin modern dhe në kohë të pacientëve me kancer.

Ministri Filipçe potencoi se në dy vitet e fundit ata kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara në trajtimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve malinje. Ai shtoi se në dy vitet e fundit, proceset kanë filluar dhe janë duke përfunduar që do të thotë se në vend nuk ka asnjë pacient që pret një ilaçe për sëmundje malinje, ka 30 molekula të reja të terapisë më moderne, dhe të gjitha këto ilaçe janë certifikuar nga prodhuesit origjinal.

Ai shtoi se në fushën e trajtimit ka përparim të konsiderueshëm në pjesën e kirurgjisë torakale, sallë operacioni plotësisht e re sipas standardeve më moderne për trajtimin e pacientëve me kancer të mushkërive dhe gjirit. Në Klinikën e hematologjisë ka metoda të reja për trajtimin e karcionimit në gjak për të cilën pacientit më herë dërgoheshin jashtë vendit. sn/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/649399612499393/

Të fundit