Të tjera lajme

NË SHKOLLËN MIGJENI NXËNËSIT SHËNUAN DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT

  • Nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë të shënojnë Ditën Botërore të
    Ushqimit, duke promovuar ushqimin e shëndetshëm për një jetë të shëndetshme.
    Ky aktivitet u organizua nën arsimtareve të shkollë me koordinatore Bukurije
    Kahrimnanin . Në këtë panair të ushqimit nxënësit promovuan ushqimet
    tradicionale që kishin përgatitur në familjet e tyre Për rëndësinë e këtij panairi
    me ushqime tradicionale tetovare, arsimtarja Bukurije Kahrimani e cila është
    edhe koordinatore e këtij projekti për TV Koha deklaroi.
    BUKURIJE KAHRIMANI – ARSIMTARE
    “ Faleminderim të veçantë edhe për të gjithë ata që na ndihmuan në
    realizimin e panairit me plotë shije , me plotë ngjyra . Sot është Dita botërore
    e ushqimit. D.m.th rëndësia e ushqimit të shëndetshëm dhe mirënjohje për
    kafshatën që kemi. Po ashtu do kisha thënë se ushqimi nuk është vetëm
    nevojë, është kujdes, dashuri dhe bashkim dhe bashkim I njerëzve . Ushqimi
    I shëndetshëm mund të themi se është edhe çelësi për një jetë të gjatë dhe të
    lumtur ” deklaroi koordinatorja Bukurije Kahrimani
    Koordinatorja Bukurije Kahrimani tha se janë shumë të kënaqura me ushqimet
    që prezantojnë nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” dhe falënderoi prindërit e
    nxënësve për bashkëpunim.
    BUKURIJE KAHRIMANI – ARSIMTARE
    “Sa i përket ushqimeve jemi shumë të kënaqur , pasi ka një llojllojshmëri të
    ushqimeve duke nisur nga ushqimet tradicionale. Njëherit përsëri mund të
    them faleminderit edhe prindërve për bashkëpunim për përkrahjen dhe
    mbështetjen që na kanëë dhënë në realizimin e këtij panairi’’ tha
    koordinatorja Bukurije Kahrimani
    Në Panairin e ushqimit në shkollën fillore ‘’Migjeni’’ ishin edhe një numër i madh
    i prindërve të nxënësve të cilët ishin të lumtur me at që kishin përgatitur fëmijët
    e tyre

Të fundit